“Qyteti i ëndërrimtar” është një instalacion arti publik i vendosur mbi tarracën e një fasade me ngjyra në qendër të Tiranës, e dukshme jo vetëm nga të gjitha rrugët përreth saj, por edhe nga shumë pika të larta të qytetit, duke u shfaqur si me magji në horizont, sidomos natën, kur peizazhi i zhurmshëm është më pak i dukshëm.

Në të parë është një re e madhe e bardhë, e cila duket si një skulpturë me një trup të vetëm, por është krijuar nga mbi-pozicionimi 3D i antenave satelitore me madhësi të ndryshme, të varura vertikalisht në shtylla të larta metalike. Secila nga antenat satelitore ndriçohet nga një llambë. Skulptura është shumë e madhe dhe e rëndë, e bërë vetëm prej metali. Tingëllon industriale dhe e ftohtë, por duket shumë ëndërrimtare dhe surrealiste, veçanërisht gjatë natës. Soditja e saj mund t’ju magjepsë.

Për Shqipërinë jashtëzakonisht të izoluar komuniste të para ’91, bota e jashtme vetëm mund të ëndërrohej. Nuk kishte asnjë lidhje me botën e jashtme. Satelitët e paligjshëm të bërë me dorë u përdorën për të kapur frymën e televizioneve të huaja, si një portal për ato ëndrra që diku ishin realitet. Një nga objektet e para urbane të reja që nisën të pushtojnë qiejt e Shqipërisë pas rënies së komunizmit ishin në fakt antenat satelitore të të gjitha përmasave, si një shprehje vizuale e kuriozitetit të pangopur ndaj Botës Tjetër, të dëshirës dhe nevojës për të qenë pjesë e asaj bote. Ata ende pushtojnë qiejt e Shqipërisë, shpesh njësoj si kufoma të harruara me të cilat jemi mësuar, monumente të portalit tonë të hapur drejt botës së jashtme që ne ende dëshirojmë.

Në këtë vazhdë, qyteti ëndërrimtar i Ledia Kostandinit përfaqësohet nga antenat satelitore që formojnë një re të bardhë, sepse një re përfaqëson një ëndërr, ose një plan të së ardhmes, një imazh mendor që qëndron midis trillimit dhe realitetit: i dukshëm, por i paprekshëm.

Ashtu siç janë shumë nga ëndrrat e banorëve të Tiranës, “Qyteti ëndërrimtar” – fjalë për fjalë – mbart frymën e Tiranës.

Ka një re të re në qytet, e cila bukur dhe me shkëlqim do të qëndrojë përkohësisht mbi një çati dhe pas një kohe të papërcaktuar, e tejdukshme dhe iluzionare siç është, do të zhduket.

Ashtu si bëjnë retë.

Teksti kuratorial nga Ajola Xoxa

Instalacioni është pjesë e Projektit Public Spaces Re:claimed, i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian, në kuadër të programit Creative Europe.