Me datë 4 dhjetor, 2024, Harabel Contemporary inauguroi “Sogno Divino”, një ekspozitë me 100 ilustrime origjinale të Salvador Dalí, të frymëzuara nga Komedia Hyjnore e Dante Alighieri, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun në Galerinë NAAN deri më 12 shkurt, 2025.
Ekspozita “Dalì – Komedia Hyjnore”, është një seri e famshme prej 100 punimesh ksilografike, me të cilat Salvador Dalì, në kuadrin e kërkimit të tij të pandërprerë, sprovoi veten me kryeveprën më të madhe të letërsisë italiane, jo vetëm për afërsi me temën, por edhe sepse interpretimi që ofron Dalì për Komedinë Hyjnore që në krye të herës vendos poemën e Dantes dhe autorin e saj në plejadën e vizionarëve të mëdhenj.
Poema e shenjtë, e vendosur mes qiellit dhe tokës, është një strukturë ëndërrimtare mbresëlënëse, e përbërë prej makthesh dhe ekstaze, nga të cilat zgjohesh në fund, duke dalë për të parë përsëri yjet, në botën reale, por që tashmë nuk do të jetë e njëjta.
Dalì dhe Dante, në emër të një lloj ëndrre të dyfishtë që na bën të zbulojmë aludime dhe ekuivalenca të fshehura përtej ndryshimit midis dy autorëve, na shtyjnë të reflektojmë mbi një Dante pavarësisht strukturës së tij solide teologjiko-konceptuale , dhe mbi një Dalì , rigoroz në linjën e tij, gjithmonë i magjepsur nga piktura e së shkuarës.
Gjithçka shkon përtej asaj që duket.
Zef Paci