Më 27 tetor, 2023, Antea Cement në bashkëpunim me studentët e Universitetit të Arteve të Tiranës dhe Harabel Contemporary prezantuan “Arti ndërgjegjësues: Një udhëtim drejt një të ardhmeje më të mirë”, që synon të adresojë sfidat urgjente të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Objektivi kryesor i këtij projekti vizionar është të nënvizojë potencialin kreativ të studentëve të artit për të nxitur ndryshime pozitive brenda komunitetit, duke kontribuar në mënyrë aktive në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs). ANTEA Cement beson se një e ardhme e bukur, e shëndetshme dhe e qëndrueshme është jo vetëm e mundur, por e domosdoshme. Ajo shërben jo vetëm për të ardhmen e afërt të integrimit evropian të vendit tonë, por, më e rëndësishmja, si një garanci që mendimet, veprimet dhe investimet tona janë në përputhje me rrugën e zhvillimit.

Aktiviteti u zhvillua në Sheshin Qendror të Petrelës dhe në Galerinë GurGur me praninë e shumë artdashësve, studentëve dhe intelektualëve.