Më 3 Shtator Galeria GOCAT, çeli ekspozitën “Visual Poetry on Social Photography”. Një ekspozitë nga artistët Paul Lowe, Seamus Murphy, P.J. Harvey, Burim Myftiu, Belvis Fusha, Fabrizio Bellomo dhe Pressura Colony Selection.

Kjo ekspozitë sjell një koleksion fotografishë që eksplorojnë temat e pabarazisë, padrejtësisë dhe qëndresës në shoqërinë moderne. Njëkohesisht nxjerr në pah rolin e fotografisë kontemporane dhe rolin e saj në dokumentimin dhe kritikimin e peizazhit politik dhe shoqëror të kohës sonë. Kjo formë arti nuk është vetëm një mjet për të dokumentuar ngjarje dhe situata; ajo është gjithashtu një mënyrë për të ngritur zërin e atyre që shpesh mbeten të pa dëgjuar dhe për të sfiduar narrativat e dominuara.
Ekspozita është e strukturuar në gjashtë Pavijone.
Pavijoni “The Seige of Sarajevo” nga fotografi Paul Lowe, përbëhet nga punë me fokus në realitetin e ashpër të jetës së përditshme të qytetarëve të Sarajevës, por gjithashtu edhe shpirtin e tyre të rezistencës.
“Mendoj se është e rëndësishme për gjeneratën e sotme, për ata që do të vijnë, por edhe për të moshuarit, që të mos harrojnë çfarë ndodhi në të kaluarën dhe të mos lejojnë që të përsëritet në të ardhmen.”- shprehet Paul Lowe.
Pavijoni “Terminal Spirit Disease” i fotografit Bevis Fusha, është i fokusuar në skenën dhe komunitetin e rrymës muzikore Black dhe Death Metal. Më specifikisht fokusohet të përcjë dhe të interpretojë marrënien e ngushtë që admiruesit kanë me këtë rrymë.
Pavijoi “Ordinary Saints”, nga Burim Myfriu, nxit heronjtë e jetës së përditshme. Në serinë e këtyre portreteve intime, ky projekt kap esencën e individëve të cilët në situata të pazakonta janë përgjigjur me një akt mirësie.
Pavijoni i “Poetry” fton publikun të nisë një udhëtim përmes kompleksiteteve dhe triumfeve të përvojës njerëzore.
Pavijoni “Anulloje Ligjin”, i Fabrizio Bellomo, është një film i shkurtër rreth hapësirës dhe kohës së vendit shqiptar. Një portret i kohës së tranzicionit pas ndryshimit të sistemit.