Ekspozita e radhës e Gallery of Contemporary Art Tirana (GOCAT), titullohet “Pas Murit Ka Mure Të Tjerë”, nga artisti Naim Spahiu. Kjo ekspozitë tërheq vëmendjen e publikut që në titull, duke zgjuar kureshtje dhe interes. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë datave 7 deri më 30 nëntor, 2024.

Titulli “Pas Murit ka Mure të Tjerë” tregon një kuptim të dyfishtë, si metaforik ashtu edhe literal, i përshtatur qëllimisht për vendin ku ndodhet ekspozita, në Piramidën e Tiranës. Ai jo vetëm sugjeron ekzistencën e realiteteve të fshehura ose hapësirave të padukshme që ndodhen përtej perceptimit të shikimit tonë, por gjithashtu thekson kompleksitetin e shtresuar të vetë hapësirës.
Në këtë ekspozitë, Spahiu ndërthur mediumin e pikturës me instalacione. Pikturat e grupuara me njëra-tjetrën, tejkalojnë kufijtë e kanavacës dhe fton vizitorët në një akt interkativ, duke kaluar rreth dhe përmes tyre. Ekspozita bëhet një vazhdim i artit, ku vizitori është pjesë e rrëfimit të vazhdueshëm të veprës, duke i fshirë kufijtë ndërmjet vëzhguesit dhe asaj që po vëzhgohet.
Nga titulli i ekspozitës mund të kuptojmë, duke u mbështetur në konceptin e “mureve”, si elemente të herëshme arkitektonike dhe si elemente strukturore të Piramidës së Tiranës. Kuptimi i dytë i “mureve” ka të bëjë me përvojën e përballjes me artin që nuk është i kufizuar në një sipërfaqe, por ekziston brenda perceptimit subjektiv të secilit prej nesh. Vetë ky vend, me strukturën e tij unike, forcon ndjesinë e zbulimit, duke pasqyruar kërkimin e artit në hapësira të fshehura.
Naim Spahiu lindi më 18 mars 1978 në Mitrovicë, Kosovë. Më 1998 përfundon Akademinë e Arteve në Prishtinë, Kosovë, ndërsa në vitin 2002 diplomohet si piktor.
Në vitin 2005 Përfundon postdiplomimin me Prof. Esat Valla në Prishtinë. Deri në emërimin e tij si zëvendësues i Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës në 2021, Spahiu ishte koordinator për ekspozitat në po në këtë institucion.