Art House sjell për herë të dytë në Shkodër festivalin e filmit “Ekrani i Artit” në datat 25-27 maj 2018. Festivali vjen si bashkëpunim midis Art House dhe festivalit të filmit “Lo schermo dell’arte”, që zhvillohet në qytetin e Firences që prej vitit 2008, një projekt ndërkombëtar kushtuar zbulimit, shqyrtimit dhe njohjes së marrëdhënieve të plota midis artit bashkëkohor dhe kinemasë. Këtë vit, programi u kushtohet filmave, dokumentarëve dhe videove të cilat janë shfaqur përgjatë zhvillimit të fundit të festivalit “Lo schermo dell’arte”, i cili festoi më 2017 përvjetorin e tij të dhjetë.

Miq të veçantë, ftuar në “Ekranin e Artit” 2018, janë: Silvia Lucchesi, drejtuese e festivalit “Lo schermo dell’arte”; Leonardo Bigazzi , kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images; Rä di Martino, regjisor i filmit “Controfigura”, një nga filmat e programit; Driant Zeneli, artist shqiptar pjesëmarrës në VISIO 2017 me videon e tij “Do të ishte e pamundur braktisja e planetit Tokë për sa kohë ekziston graviteti”; muzikantët Admir Shkurtaj dhe Giorgio Distante.
Ditët e filmave shoqërohen prej muzikës, bisedave, si dhe paraqitjes së librit “Dhoma e Dritshme” të Roland Barthes-it, përkthyer në shqip nga Zef Paci.
Programi i festivalit:
“Equivalent Units” – Danilo Correale, Itali/SHBA, 2017, 19′
“Koudelka: Shooting Holy Land” – Gilad Baram, Izrael, 2015, 72’
“Deep Sleep”-Basma Alsharif, Greqi/Maltë/Palestinë, 2014, 12’45”
“Thomas Hirschhorn – Gramsci Monument”, Angelo Alfredo Lüdin, Zvicër, 2015, 94’
“In Art We Trust”- Benoît Rossel, Francë, 2017, 85’
“It would be impossible to leave the earth unless gravity existed”- Driant Zeneli, Albania, 2017, 13′ 41”
“Controfigura”- Rä di Martino, Itali/Zvicër/Francë/Marok, 2017, 75’
“Séance”-Yuri Ancarani, Itali, 2014, 30’