Me datë 27 korrik, 2023, Platforma Harabel mirëpriti për të disatin vit radhazi DokuFest-in në Tiranë, për të shfaqur një pjesë të filmave nga edicioni i këtij viti “UNË JAM IA A JAM”. Tema e këtij viti të DokuFest ishte pikërisht marrëdhënia mes njeriut dhe inteligjencës artificiale.

...

Vetëdija njerëzore është një trashëgimi e paprekshme për universin dhe procesin evolutiv që njohim, e kanosur për zhdukje, jo domosdoshmërisht për shkak se inteligjenca artificiale mund të pretendojë të kontrollojë botën, sesa prej krizave klimatike të shkaktuara nga inteligjenca njerëzore.
“I AM AI AM I” është një shtysë për të na nxitur të kuptojmë natyrën themelore të inteligjencës artificiale, përballë ekzistencës njerëzore.

Dokufest në bashkëpunim me Harabel dhuroi një natë fantastike kushtuar kinemasë me një program të veçantë filmash të kuruar për audiencën vendase.