Me 8 Mars, 2023, ora 10:00, HARABEL Contemporary në bashkëpunim me BASH ART, në kuadër të FemFEST prezantoi instalacionin “Këpucët e kuqe”.

“Këpucët e kuqe” është një projekt fillimisht i shfaqur në Mexico në vitin 2009, ideuar dhe krijuar nga arkitektja dhe artistja Elina Chauvet.
HARABEL rikrijoi instalacionin në Tiranë, i cili përbëhet prej 600 palë këpucësh të kuqe, të cilat janë montuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të qëndrojnë për 6 muaj, në shenjë nderimi për të gjitha gratë që nuk jetojnë më për shkak të dhunës me bazë gjinore. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun, por njëkohësisht dashurinë dhe shpresën. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të gjitha femrat në mbarë vendin të cilat janë zhdukur për shkak të dhunës të jenë sërish të dukshme.