‘Things Take Time’ titullohet ekspozita e hapur së fundmi në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD). COD ka sjellë së bashku artistët e MAGNUM Photography: Alex Majoli, Carl De Keyzer, Enri Canaj, Martin Parr dhe Nicos Economopoulos.

...

Në qendrën të temakikës së ekspozitës ndodhet realiteti historik pas rënies së komunizmit në Europën Lindore në fillim të viteve 1990, që solli dhe rënien e komunizmit në rajonin e Ballkanit. 

Veprat e ekspozuara janë të realizuara midis viteve 1991 – 2010.

‘Ekspozita paraqet një realitet historik që mund të funksionojë si një temë diskutimi për gjendjen aktuale të vendit, në dialog me të shkuarën, thënë kjo me bindjen se e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë gjithmonë të ndërlidhura.’ – shprehet Sylvia Sachini, kuratorja e ekspozitës në tekstin kuratorial.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga 17 Korriku deri në 17 Gusht 2024.