Më 21 mars 2024, Harabel inaguroi “Portraits of Stillness”, një ekspozitë me pjesëmarrjen e  Ergys Vela dhe Samela Balazi, në galerinë “GurGur” në Petrelë

Njeriu dhe hapësira janë dy koncepte në perceptim të pandashme. Kanti nxorri në pah hapësirën dhe kohën si elemente apriori të përjetimit tonë shqijësor, ku nëse zëvendësojmë konceptin e kohës me atë të njeriut, në tërësinë e qenies njerëzore, rezultati mund të mbetet i njëjtë. Mbi të gjitha, koha dhe hapësira janë koncepte të përshtatura sipas perceptimit tonë njerëzor, qartazi në formën e një trupi që lëviz dhe i përjeton gjërat në hapësirë.

Ekspozita është një reflektim mbi këto dy koncepte; atë të trupit dhe atë të hapësirës, të cilat gërshetohen në veprat e Samela Balazit dhe Ergys Velës. Piktura, gravura, fotografia dhe instalacioni janë mediumet që përdorin dy artistët e rinj, duke u përqendruar posaçërisht në detajet e trupit dhe hapësirës. Vendet dhe trupat që janë fotografuar dhe pikturuar kthehen në portrete të një kohe që duket sikur mbyllet në vetvete dhe ndalon, duke e vendosur shikuesin në një gjendje pritjeje. Në dialogun midis hulumtimeve të tyre, dy artistët na bëjnë të reflektojmë mbi momentet më të bukura të jetës sonë. Veprat e tyre sfidojnë momentet e pezullta ku trupi nuk është më thjesht i mishtë dhe ku hapësira nuk është më thjesht një hapësirë boshe e mbushur me sende. Të dyja kthehen në simbole të vuajtjeve, mungesave e pyetjeve që shpesh mbeten pa përgjigje.

Për sa më sipër, do të ishte në nderin tonë t’ju kishim pjesëmarrës në diskutim, për të sjellë kontributin tuaj si dhe për t’u njohur me gjetjet dhe diskutimin vijues. Takimi mëton të përfshijë partnerë/institucione dhe përfaqësues të skenës së artit, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërsektoria